kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM
kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM
kosovaforum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


kosovaforum powered by : Besnik hack3r ®
 
ForumportaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 BALLAFAQİMET E RİNİSE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
hyseni pz
antar fillestar
antar fillestar
hyseni pz


Posts : 17
Join date : 19/01/2010
Location : radio-ehlu-sunneh

BALLAFAQİMET E RİNİSE Empty
MesazhTitulli: BALLAFAQİMET E RİNİSE   BALLAFAQİMET E RİNİSE Icon_minitimeThu Jan 21, 2010 5:58 am

Ideologjia dhe shumica e sistemeve botërore, në plan të parë, për ardhmërinë e shoqërisë dhe për zhvillimin e shtetit, kulturës, teknologjisë etj. e kanë marr për detyrë që ta edukojnë, arsimojnë dhe përsosin rininë. Duke u nisur nga fjala popullore "çka të mbjellësh korrësh" edhe investimet tona tek rinia janë po të këtilla. Pra, nëse ne investojmë në të mirë të rinisë, pas një kohe shumë të shkurtër do të i vërejmë frytet e shëndosha. Në këtë kontekst shumë mirë ka thënë Imam Gazzâliu (v. 1111) se nëse rinia jote kalon kotë dhe ti arrin moshën katër dhjetë vjeçare, kurse veprat tua të këqija janë më shumë nga ato të mirat, dije se ti je i humbur. Dhe mu për këtë, kërkohet që rininë ta zbukurojmë me gjëra të shëndosha në mënyrë që edhe fundi ynë të jetë i shëndosh.
Në anën tjetër edhe Pejgamberi na ka bërë të ditur se prej pyetjeve me të cilat do të përballohemi në ahiret, është edhe ajo se "ku dhe si e ke harxhuar rininë". Kjo dhe shumë këshilla tjera ne, na bëjnë që të përqendrojmë të gjithë mundin tonë së pari tek fëmijët tonë, pastaj të kalojmë në rininë dhe djelmoshat tjerë të cilët enden rrugëve. Këta djelmosha sot e kanë marr për bazë të jetës së tyre vetëm atë që nuk sjellë asgjë pos shkatërrimit dhe degjenerimit të rrethit. Çdo kush nga ne jemi dëshmitarë të asaj se çka është duke i sjell globalizimi shoqërisë sonë e në veçanti rinisë. Njëra nga këto pa dyshim se është edhe interneti, pastaj televizionet e ndryshme, kafenetë, duhani, piknikët e ndryshme etj. Këtu, përgjegjësi më i madh për ruajtjen e fëmiut nga këto kurthe, pa dyshim se është prindi, dhe se këtu nuk ka hapësirë për diskutim. Si rezultat i kësaj janë paraqitur këto probleme në familjet, shoqërinë dhe fëmijët tanë:
1. Problemet e panumërta dhe të rrepta brenda familjes. Këtu hyjnë mos respekti i bashkëshortëve, fajësimi i njëri tjetrit, kundërshtimet fëmijë-prind, vëlla-motër etj.
2. Shqetësimet e lagjes dhe gjithë rrethit. Përveç kësaj ata bëhen shembull i tjerëve në të keqe,
3. Humbja e dëshirës për shkollim, mësim besim etj.
4. Humbja e moralit personal dhe familjarë, por edhe ndotja e moralit të tjerëve,
5. Acarimi i raporteve me shokët tjerë ku edhe pse me ta rrinë dit e natë, përsëri krijojnë mosmarrëveshje dhe humbin besimin nga njëri tjetri,
6. Animi kah klubet publike duke mos kursyer as dinarin e fundit që e kanë,
7. Vjedhja në familje dhe në vendet tjera vetëm e vetëm për të blerë një gram drogë,
8. Dhe si rezultat e gjithë këtyre, paraqitja e mbytjeve dhe vetëvrasjeve.
Numri i këtyre shkaqeve është edhe më i madh se këto të cilat i përmendem, mirëpo këto janë prej atyre që më së shumti po ndodhin në këtë bashkësi.
Shoqëria jonë e ka harruar se shpëtimi nga këto gjëra dhe pasurimi i rinisë sonë me lumturi shpirtërore padyshim se është Islami, të cilin e qëndisi me vepra, buzëqeshje, tolerancë dhe bamirësi Muham-medi a.s. Kjo është rruga e cila e pranon vetëm atë i cili merret me vepra të mira, e kurrsesi nuk e pranon të shtrembrën. Përveç se ne duhet të mundohemi të jemi pjesëtarë të kësaj rruge, që të arrijmë në këtë drejtim, edhe All-llahu Fuqiplotë na mundësoi që këtë rrugë ta e kërkojmë në çdo reqat të namazit, ku thotë: "Udhëzona (përforcona) për në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre të cilët i begatove me të mira" (El- Fatiha, 1/5-6)
Mirëpo siç duket ne jemi duke ecur nëpër një rrugë, ku fundi i sajë është vetëm pendim. Nëse ne i përmbahemi këshillave Kur'anore atëherë kurrë nuk do të përballohemi me këto fatkeqësi, dhe as që do të shpenzojmë të holla për shërimin e këtyre sëmundjeve. Ne duhet të jemi në grupin e atyre të mirëve që i cilësoi Allahu si të pa shembull, ku thotë: "E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: "Unë jam prej myslimanëve?" ( Fussilet, 41/32).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BALLAFAQİMET E RİNİSE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
kosovaforum  :: feja islame :: feja islame-
Kërce tek: