kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM
kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM
kosovaforum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


kosovaforum powered by : Besnik hack3r ®
 
ForumportaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Akullore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
MΣПDIM ZΣKΛ
S.Moderator
S.Moderator
MΣПDIM ZΣKΛ


Posts : 447
Join date : 25/08/2009
Age : 30
Location : Prishtin☺

Akullore Empty
MesazhTitulli: Akullore   Akullore Icon_minitimeThu Oct 29, 2009 8:29 am

Akullore me kiwi

Përbërësit: Për 4 persona: 4 kiwi, 200 g sheqer, luleshtrydhe, 1 limon.

Përgatitja: Zieni për rreth 15 minuta sheqerin me gjysëm litër ujë. Qëroni kiwit dhe frulojini në mixer. Hollojeni purenë e formuar me shërbetin e përgatitur më lart dhe lëngun e limonit. Përzjejini. Hidheni në makinën e akullores për 20 minuta. Zbukurojeni me kiwi.

Akullore me lajthi

Përbërësit: 100 g lajthi, 170 g sheqer, 6 të verdha vezësh, 3/4 L qumësht, 1 paketë vanilje.

Përgatitja: Vendosni lajthitë në furrën e ngrohtë për 15-20 minuta, hiqini, eleminoni lëkurën dhe grijini imët. Zjeni qumështin dhe aromatizojeni me vanilje, përziejeni. Punojini lajthitë e grimcuara me disa lugë qumësht, pastaj shtoni qumështin e mbetur duke përzier. Rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin dhe kur të përftohet një masë e fryrë shtoni lajthitë. Vendosini në zjarr të ngadaltë duke i trazuar vazhdimisht. Hiqeni kremin sapo fillon të marrë valë. Kur të jetë ftohur, hidheni në makinën e akullores për rreth 20 minuta

akullore me vanilje


Perberesit për 3-4 persona:

- ½ litri qumesht
- 1 thelb vanilje (ose esence vanilje)
- 4 të verdha veze
- 70 g sheqer

Ne një tenxhere, ziejme qumeshtin me thelbin e vaniljes të çare ne dysh ne menyre qe të leshoje sa me shumë arome.

Rrahim ne një ene të verdhat e vezeve me sheqerin derisa të formohet një shkume e njetrajtshme, me pas hedhim qumeshtin me vanilje dhe i perziejme mirë.

Perzierjen e kthejme ne tenxhere dhe e veme ne zjarr të ulet, duke e perzier vazhdimisht, derisa të krijohet një mase kremi.

E leme të ftohet, e hedhim ne një kallep akulli, dhe e fusim të ngrirja. Koha e ngrirjes ndryshon sipas frigoriferit, preferohet të lihet gjithë natën të akulli.

për të ndryshuar shijen, mund të shtojme para ngrirjes fruta të grira, si banane, kivi, luleshtrydhe e manaferra, ose kafe, arra, kikirike e gjera të tjera

Akullore me karamel

Perberesit: për 4 persona: 100 g sheqer, 3 të verdha vezesh 2 gota pana (krem qumeshti).

Pergatitja: vendoseni sheqerin ne një tigan, lageni me një luge uje të ftohte dhe treteni ne zjarr të dobet. Ngriheni pak flaken e zjarrit, hiqeni shkumen dhe kur shirupi të kete marre ngjyre të kuqe të praruar hidhni ne ene gjysem gote uje të ngrohte dhe hiqeni tiganin nga zjarri. Mbulojeni, vendoseni perseri ne zjarr shumë të ulet. Pas rreth 20 minutash, sheqeri duhet të jete shkrire krejtesisht dhe të kete konsistencen e një sherbeti të trashe. Rrihni vezet ne një tas me pirun, hidhuni persiper sherbetin me ngadale duke e trazuar shumë fort derisa të perftohet një mase e lehte dhe e fryre. Vazhdoni të perzjeni derisa të ftohet. Vendoseni enen ne kompartimentin me ngrimje të thelle të frigoriferit për gjysem orë. Rrihni panen pa sheqer dhe bashkojani pergateses karamel- e verdhe veze. Hidheni ne makinen e akullores dhe pas 20 minutash akullorja është gati. Ndajeni neper tasa dhe shtroheni.
Akullore me çokollate Perberesit për 6 persona: 100 g çokollate, 120 g sheqer, 6 të verdha veze, 3/4 L qumesht.
Pergatitja: Zieni qumeshtin. Ne një tigan tretni ne banjo-mari çokollaten e grimcuar me disa luge qumesht të nxehte dhe pastaj hidheni kremin e perftuar ne qumeshtin e mbetur. Ne një tenxhere punoni të verdhat e vezeve me sheqerin derisa të perftohet një mase e bardhe dhe e fryre. Hollojeni me qumeshtin me çokollate të hedhur ngadale. Vendoseni ne zjarr ne flake të ulet dhe duke e perzier, lereni qe kremi të trashet por pa arritur të zieje. Filtrojeni kremin nepermjet një kullese, hidheni ne njee ene dhe lereni të ftohet duke e perzier here pas here. Vendoseni ne makinen e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash. Akullorja është gati.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mendizeka.tk
 
Akullore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
kosovaforum  :: Kendi kulturor :: Kuzhina-
Kërce tek: