kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM
kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM
kosovaforum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


kosovaforum powered by : Besnik hack3r ®
 
ForumportaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 LIGA E KAMPIONËVE, PLOTËSOHEN GRUPET

Shko poshtë 
AutoriMesazh
MΣПDIM ZΣKΛ
S.Moderator
S.Moderator
MΣПDIM ZΣKΛ


Posts : 447
Join date : 25/08/2009
Age : 30
Location : Prishtin☺

LIGA E KAMPIONËVE, PLOTËSOHEN GRUPET Empty
MesazhTitulli: LIGA E KAMPIONËVE, PLOTËSOHEN GRUPET   LIGA E KAMPIONËVE, PLOTËSOHEN GRUPET Icon_minitimeThu Aug 27, 2009 8:02 am

LIGA E KAMPIONËVE, PLOTËSOHEN GRUPET
Mbrëmë janë luajtur takimet e kthimit të fazës së fundit paraeliminatore. Kualifikohen Arsenali, Fiorentina, Shtutgarti, Olimpiakosi dhe Apoel Nikozia.

Pas fitores së një jave më parë në Skoci, Arsenali ka mundur edhe në ndeshjen e kthimit Sëlltikun me rezultatin 3-1. Për “Topçinjtë” e Vengerit shënuan Eduardo në minutën e 28-të me penallti, Ebue në të 53-tën dhe rusi Arshavin në minutën e 74, vetëm një minutë pasi ishte futur në lojë. Për miqtë shkurtoi diferencën Donati në minutën e dytë të shtesës.

Në “Artemio Franki” të Firences, vendasit e Fiorentinës barazuan 1-1 ndaj Sportingut të Lisbonës, duke u kualifikuar për në fazën e grupeve pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë. Të parët kaluan në avantazh portugezët me Zhoao Moutinjon në minutën e 35-të. Vetëm 9 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Jovetiç barazoi rezultatin, duke u dhënë kualifikimin italianëve.

Kalojnë edhe gjermanët e Shtutgartit, pas barazimit pa gola në fushën e tyre ndaj rumunëve të Timishoaras. Takimi i parë ishe fituar nga Shtutgarti 0-2.

Në Athinë, Olimpiakosi vendas mundi 1-0 moldavët e Sherifit, me një gol të Mitroglu 8 minuta para përfundimit. Grekët e kishin fituar edhe ndeshjen e një jave më parë me rezultatin 0-2.

Në takimin e fundit, qipriotët e Apoel Nikozias, ku luan mesfushori shqiptar Altin Haxhi, bënë surprizën, duke mundur 3-1 danezët e Kopenhagenit. Për vendasit, hapi serinë e golave polaku Kosovski vetëm dy minuta pas fillimit të takimit, për të vazhduar me golin e Mihail në minutën e 18-të me penallti. Danezët shkurtuan katër minuta më pas, gol që u jepte atyre kualifikimin. Në fund të pjesës së parë, është përsëri Mihail që shënon për të tretën herë, gol që kualifikon qipriotët, pas rezultatit 1-0 të ndeshjes së parë.

Ja rezultatet e ndeshjeve të ndeshjeve që u luajtën mbrëmë:

Arsenal - Sëlltik 1 - 3
Fiorentina - Sporting Lisbonë 1-1
Shtutgart - Timishoara 0-0
Olimpiakos - Sherif 1-0
Apoel Nikozia - Kopenhagen 3-1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mendizeka.tk
 
LIGA E KAMPIONËVE, PLOTËSOHEN GRUPET
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
kosovaforum  :: argetim dhe biseda te lira :: sporti-
Kërce tek: