kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM
kosovaforum
me sa duket ende nuk je i regjistruar qfar prisni REGISTER

udhezime
jepni emrin, emailin dhe fjalekalimin ose passwordin
pastaj vetem shkoni tek opcioni log in ose identifikohu , jepni emrin dhe fjalekalimin
dhe ju beheni pjese e forumit tone

FALEMINDERIT PER MIRKUPTIM
kosovaforum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


kosovaforum powered by : Besnik hack3r ®
 
ForumportaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 A mund të zbulohet gënjeshtra?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
besnik hack3r
V I P
V I P
besnik hack3r


Posts : 605
Join date : 20/08/2009
Age : 28
Location : Local Dick C:/hack WeB

A mund të zbulohet gënjeshtra? Empty
MesazhTitulli: A mund të zbulohet gënjeshtra?   A mund të zbulohet gënjeshtra? Icon_minitimeThu Aug 27, 2009 7:00 am

Shkencëtarët amerikanë po provojnë një metode të re për te zbuluar gënjeshtrën; një mënyrë që besohet se mund të jetë shumë më e saktë se sa analiza e ADN-së për zbulimin e krimit. Metoda e re synon që nëpërmjet shqyrtimit të impulseve të pavullnetshme elektrike të trurit, ekspertët të përcaktojnë nëse personi gënjen apo thotë të vërtetën. I dënuari Jim Ray Slater shpreson që veprimtaria e valëve të trurit të tij do të provojë se ai është i pafajshëm. Slater është dënuar për vrasjen e të dashurës së tij dhe fëmijës së saj, dhe pret për t’u ekzekutuar nga fundi i këtij viti. Metoda e re mund të provojë nëse truri i tij ka regjistruar hollësitë e krimit, hollësi që vetëm ai që ka kryer krimin mund t’i dijë.

Krijuesi i këtij sistemi të ri është doktor Lorenc Faruell. Ai thotë se truri është gjithmonë në veprim duke planifikuar, ekzekutuar dhe regjistruar krimin. Kur personi sheh diçka të njohur, truri reagon automatikisht dhe ky reagim regjistrohet në formë grafiku. Avokatët e Ray Slaterit po e apelojnë dënimin e tij me vdekje . Doktor Faruelli thotë se provat lënë të kuptohet se truri i Slaterit nuk përmban hollësi rreth vrasjeve. Ka shumë të ngjare, thotë doktori, që në përfundim të eksperimentit, në trurin e Slaterit të mos gjejmë asnjë hollësi rreth vrasjeve për të cilat ai është dënuar. Ndërsa Terri Harrington kaloi 23 vjet në burg për një vrasje në Ajova. Por metoda e re e analizës së trurit e nxori atë të pafajshëm. Doktor Faruell thotë se tani Teri është njeri i lirë dhe i pafajshëm. Ai thotë se metoda e re zbulon si të pafajshmin edhe fajtorin, siç është rasti i James Grinderit, i cili për vite thoshte se ishte i pafajshëm për vrasjen e një gruaje në vitin 1984. Pasi iu nënshtrua analizës së trurit me metodën e re, James Grinder jo vetëm e pranoi fajin për vrasjen në vitin 1984, por gjithashtu pohoi se kishte kryer edhe 3 vrasje të tjera. Metoda e re duket shume premtuese, dhe kjo është arsyeja që agjencia qendrore e zbulimit, CIA shpreson ta përdorë atë në të ardhmen në luftën kundër terrorizmit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://kosovaforum.albanianforum.net
 
A mund të zbulohet gënjeshtra?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulohet një vrimë në Hene
» Zbulohet merimanga më e madhe në botë
» Rio Ferdinand mund të mos luajë për dy muajë
» Galliani: Milano mund të fitojë gjithçka
» Sa minuta mund te rrini duke mbajtur frymen?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
kosovaforum  :: jeta :: shkenca-
Kërce tek: